Google ADS

Claudio Marchisio: Do të doja që Bruno Fernandes të ishte bashkuar me një klub të madh italian

08:44 | 24 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Ish-lojtarit të Juventusit, Claudio Marchisio, i vjen keq që mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes nuk po luan në Itali.

Ferandes kaloi kohë në Novara, Udinese dhe Sampdoria gjatë karrierës së tij.

“Do të ishte mirë ta shihja atë në një klub të madh”, tha Marchisio.

“Në Udinese ai u kufizua nga Di Natale, më pas ai bëri mirë në Genoa, por askush nuk kishte besim në talentin e tij, i cili shpërtheu në Angli”.

Ferandes kaloi pesë vjet në Itali përpara se të kthehej në Portugali me Sportingun e Lisbonës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme