Përfundimi i fazës së grupeve me pikë të njëjta në një Kampionat Evropian është gjithmonë i mundshëm.
Por, çka ndodh në këtë rast?
Cila Kombëtare kalon tutje e cila mund të shkojë në shtëpi?
Rregullat e UEFA-s për garën më prestigjioze të futbollit janë të qarta.
Nëse dy apo më shumë ekipe kanë pikë të barabarta në fund të fazës së grupeve, do të përdoret përparësia e rezultatit nga përballja kokë më kokë, për ta përcaktuar renditjen finale.
E nëse edhe në këtë rast përballja mes tyre ka përfunduar baras, atëherë do të shkohet në përparësitë tjera.
Rregulli do të ndiqet me përparësinë nga diferenca e golave dhe më pas nga golat e shënuar në ndeshjes mes ekipeve në fjalë.
Më tej do të shikohet se kush ka bërë më shumë fitore dhe më pas do të shikohet disiplina (kartonët) e regjistruar gjatë krejt fazës së grupeve.
E nëse krejt këto statistika do t’i kenë të njëjta, Kombëtaret do të detyrohen të gjuajnë penallti mes vete për ta përcaktuar ekipin që do të shkojë tutje. /Gazeta Express/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”