Google ADS

Cityt i mjafton barazimi, takohet me Realin në gjysmëfinale

23:06 | 19 Prill 2023
Orgesa Haziri

Manchester City ka arritur kualifikimin në gjysmëfinale, pas barazimit 1:1 me Bayernin.

Pasi fitoi ndeshjen e parë 3:0, City e ndali Bayernin edhe në “Allianz Arena”.

Bayerni e dominoi ndeshjen në minutat hapës, por ishte City që i shkaktoi problem me kundërsulme.

Erling Haaland u duk se kishte arritur të depërtonte në mbrojtje, kur u ndal në mënyrë të parregullt nga Upomecano, i cili fillimisht u përjashtua me të kuq për ndërhyrjen.

Megjithatë pas ndërhyrjes së VAR-it, u anulua kartoni pasi Haaland ishte në pozitë jashtë loje.

Sulmuesi norvegjez pati mundësin ideale ta shënonte golin e parë në ndeshje, por nga penalltia ai nuk mundi të gjejë kuadratin e portës.

Por, në pjesën e dytë ishte pikërisht Haaland që ndëshkoi Bayernin pas një pasimi nga Kevin de Bruyne.

Bayern arritën ta ngushtonin epërsinë me penalltinë e Kimmich, por që nuk ishte e mjaftueshme.

Gjatë ndeshjes po ashtu Thomas Tuchel u ndëshkua me dy kartonë të kuq dhe minutat e fundit nuk arriti ti shikoj nga banka rezervë.

City tani në gjysmëfinale takohet me Real Madridin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme