City shkel Lutonin, marshojnë drejt çerekfinales së FA Cup
Manchester City ka shkatërruar Lutonit në fazën e 1/8-së së FA Cup, duke e mposhtur 6-2.
CQytetarët realizuan dy gola ende pa u zhvilluar 20 minuta lojë, duke e bërë fitoren dhe kualifikimin tutje më të lehtë, shkruan Arbresh.info.
Në minutën e tretë, Kevin de Bruyne, asistoi në qendër për Erling Haalandin, i cili me lehtësi realizoj gol
Në minutën 18-të, nga i njëjti kombinim, De Bruyne – Haaland erdhi goli i dytë i skuadrës së Guardiolës.
Në minutën e 40-të realizoi sërish Haaland, i asistuar pikërisht nga shoku i tij i asistimeve, de Bruyne
Pjesa e parë u mbyll me një gol fantastik nga Clark (45’), që ngushtoi epërsinë e Cityt 3-1.
Pjesën e dytë, luajtën më mirë për vendasit, që realizuan sërish nëpërmjet Clark në minutën e 52-të për rezultatin 3-2.
Por, Haaland dhe De Bruyne vazhduan bashkëpunimin e tyre për rezultatin 4-2, kur norvegjezi realizoi në minutën e 55-të.
Bernardo Silva e prishi tandemin, duke asistuar te Haalandi pas tre minutash për rezultatin 5-2.
Për 6-2 u përkujdes Mateo Kovacic, që u asistua nga John Stones në minutën e 72-të, për të vulosur kështu kalimin në çerekfinale të FA Cup. /Arbresh.info
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...