City rikthehet tek fitorja në Premier League, mposhtë Leicesterin në udhëtim

17:26 | 29 Dhjetor 2024
D.H

Manchester City është rikthyer tek fitorja në Premier League pas katër xhirosh, duke mposhtur Leicesterin me rezultat 0-2 në udhëtim.

Mysafirët nisin ndeshjen mjaft mirë madje edhe realizuan në minutën e 21-të me Savinhon, shkruan Arbresh.info.

Ky ishte goli i parë i brazilianit në Premier League me Cityn, teksa me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Fitoren e “Citiziens” e vulosi, “bomberi” norvegjez, Erling Haaland i cili shënoi në minutën e 74-të, pas një asistimi nga Savinho.

Deri në fund gola të tjerë nuk pati dhe kështu City arkëton tri pikë të arta që e rikthejnë në garë për top katërshe.

Pas 19 xhirosh të drejtuarit e Guardiolës kanë 31 pikë dhe janë të pestit në tabelë, kurse Leicester mbetet me 14 sosh në pozitën e 18./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme