Google ADS

City rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë për të triumfuar ndaj United

18:28 | 3 Mars 2024
D.H

Manchester City ka arritur të mposht skuadrën e United me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 27-të në Premier League.

United e nisi më mirë ndeshjen duke shënuar një supergol me anë të Rashfordit në minutën e tetë, shkruan Arbresh.info.

Me atë rezultat u përmbyll pjesa e parë.

Kurse në pjesën e dytë u rikthye gjithçka nga të drejtuarit e Guardiolës.

Foden ishte njeriu kryesor i kësaj mbrëmje kur në minutën e 56-të, shënoi golin e barazimit.

Ndërsa kompletimin e rikthimit City e bëri 10 minuta para fundit me një tjetër gol të Phil Fodenit.

Kurse Haaland e vulosi fitoren në minutën e dytë shtesë, kur realizoi për 3-1.

Pas kësaj fitore City është në kuotën e 62 pikëve, një më pak se Liverpooli që është lider./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme