Manchester City është shumë i interesuar për mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.
“Qytetarët” synojnë ta sakrifikojnë mbrojtësin e krahut, Joao Cancelo për ta sjell Skriniar në “Etihad”, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Calciomercato, City do ia ofrojë 25-vjeçarin Interit dhe thuhet se “Neurazurët” do e pranojnë ngase më herët ishin të interesuar ta mbajnë në skuadër, por në momentin e fundit “Zonja e Vjetër” arriti ta rrëmbej.
Cancelo gjatë sezonit 2017/18 ishte huazim te Inter nga Valencia, pastaj iu bashkua rivalit, Juventus.
Ndërsa u transferua te “Citiziens” verën e kaluar në shkëmbim me Danilon, por nuk ka arritur të gjejë formën e duhur në kampionatin anglez.
Portugezi ka bërë 24 paraqitje duke shënuar një gol dhe kontribuar me një asistim, por ka dështuar të hyjë në formacionin startues./arbresh.info.
Kadriu: S’ka më marrëveshje ku lëndohet shtetësia
‘Hallall apo haram?’, Xuxi vazhdon diskutimin për legalizimi...
Dardan Kapiti vazhdon me Trepçën edhe për dy vite
Vrasja e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu s...
Laporta “godet” La Ligan dhe federatën lidhur me...
Mbi 1 milion euro transaksione të paligjshme, arrestohet tur...