Manchester City shihet si skuadra favorite për të nënshkruar me yllin argjentinas Lionel Messi.
Kapiteni i Barcelonës nëpërmjet një faxi ka kërkuar nga klubi të largohet, teksa kjo ka alarmuar skuadrat më të mëdha evropiane.
Por skuadra angleze Manchester City shihet si favoriti kryesor për të nënshkruar me Messin.
Shumë faktorë e bëjnë Cityn klubin favorit, duke përfshirë buxhetin e madh, trajnerin Pep Guardiola si dhe sulmuesin Kun Aguero që është një mik i ngushtë i Messit.
Ka qenë gazetari i specializuar për transferime, Tancredi Palmeri që ka zbuluar se City po bënë një ofertë bombastike për të nënshkruar me argjentinasin.
Citizens janë gati të ofrojnë 200 milionë euro para kesh si dhe tre futbollistë për ta bindur Barcelonën të heqë dorë nga kapiteni i tyre.
Qendërmbrojtësi Eric Garcia, mbrojtësi i majtë Angelino si dhe sulmuesi brazilian Gabriel Jesus janë lojtarët që pritet të përfshihen në ofertë nga City.
Duke parë vlerën e futbollistëve, atëherë transferimi i Messit te Cityt pritet në total të kushtojë rreth 300 milionë euro.
Megjithatë te Barcelona nuk duan largimin e kapitenit të tyre, së paku jo pa u paguar klauzola e tij prej 700 milionë eurove. /Telegrafi/
Vullneti: Nuk dal prej shtëpisë pa i bërë ‘shoqe të ngushta’...
Rodri thotë se e meritoi Topin e Artë: Isha konsistent
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Protesta në Serbi, shkak tragjedia në stacionin hekurudhor n...
“Ujku i Çeliktë”, Osmani: Krenarë me vajzat dhe djemtë e ush...
Rebelët Huthi sulmojnë anije në Detin e Kuq