Google ADS

“City nuk ka fituar asgjë ende”

12:29 | 13 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ilkay Gundogan theksoi se Manchester City nuk ka fituar ende asgjë në këtë sezon, pavarësisht se janë duke kaluar një super sezon nën Pep Guardiolën.

Skuadra rekord e 14 fitoreve në Premier League e mbylli me një fitore 2-1 përplasjen direkte me rivalët e Manchester United në “Old Trafford”, të dielën e kaluar.

Manchester City është në vendin e parë me 45 pikë, 11 më shumë se sa vendi i dytë, që është Manchester United.

“Ne ende nuk kemi fituar ndonjë gjë, – tha Gundogan përpara udhëtimit të së mërkurës në Sëansea City.

“Nuk jemi ende në gjysmë të rrugës së gjatë të sezonit. Ka shumë lojëra për t’u luajtur dhe shumë më tepër pikë për t’u fituar. Ne jemi duke shijuar momentin, ndoshta më shumë se 19 skuadrat e tjera në ligë. Kuptohet, ndihemi më së miri tani”, shtoi reprezentuesi gjerman.

“E dimë se deri më sot kemi luajtur një sezon shumë të mirë, në të gjitha garat, jo vetëm në kampionat, kështu që ndihemi të sigurt për javët, muajt dhe ndeshjet e ardhshme”, përfundoi ish mesfushori i Borussia Dormtundit.

Gundogan në këtë sezon ende nuk ka arritur të bëjë vendin në formacionin e Guardiolës, si titullar por ai ka një rol të madh në skuadrën e Cityt. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme