Google ADS

City nis diskutimet me Milan për yllin e skuadrës

17:03 | 20 Maj 2020
Arbresh Info

Manchester City ka nisur të diskutojë me AC Milan për transferimin e mesfushorit Ismael Bennacer.

Sipas Foot Mercato, Pep Guardiola është duke e monitoruar Bennacer për disa kohë dhe këtë ia ka bërë me dije klubit italian, transmeton portali arbresh.info.

22-vjeçari ka kontratë me “Rosonerët” deri në vitin 2024 dhe thuhet se gjiganti italian nuk dëshiron ta shesë.

City nuk është skuadra e vetme e interesuar për argjentinasin sepse PSG gjithashtu ka shprehur dëshirën për shërbimet e lojtarit.

Skuadra e City-t është e përbërë nga shumë yje, andaj thuhet se Bennacer nuk mendon t’i bashkohet “Qytetarëve”.

Kartoni i lojtarit vlen mbi 35 milionë euro, por Milan do bëjë gjithçka për ta mbajtur edhe në sezonin e ardhshëm/arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme