Manchester City është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës FA, pasi në çerekfinale eliminoi Middlesbroughun me rezultat 2-0.
Ekipi i Pep Guardiolas, i cili luante si mysafir, e zhbllokoi rezultatin që në minutën e tretë. David Silva reagoi më së miri pas një topi të dërguar në zonë për ta çuar në rrjet.
Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë dhe me epërsi minimale të Cityt, skuadrat shkuan në pushim, ndërsa në fraksionin e dytë, lojtarët mysafirë shënuan sërish.
Nga një aksion i organizuar mirë, Sane harkoi ulët në zonë, ndërsa Sergio Aguero e dyfishoi epërsinë (67′).
Arsenali, Tottenham Hotspur, Chelsea apo Manchester Unitedi – janë skuadrat e mundshme ndaj të cilave mund të luajë Manchester City në gjysmëfinale. Mirëpo, ato fillimisht duhet ta kalojnë fazën çerekfinale.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...