Manchester City ka kaluar në çerekfinale të Carabao Cup duke e mposhtur me rezultat 0-3 Burnleyn. Sterling shënoi dy gola për City kurse një gol shënoi edhe transferi i ri i City, Ferran Torres duke shënuar golin e parë për City në një ndeshje zyrtare
Manchester City pa problem e ka kaluar rrethin e katër të Carabao Cup duke e mposhtur me rezultat 0-3.
City ishte shumë më i mirë që nga fillimi i kësaj ndeshje duke e pasur dominimin por që pjesa e parë përfundoi me vetëm një gol të Raheem Sterling në minutën e 35-të ku u asistua nga Mendy.
Në pjesën e dytë City vazhdoi me dominimin dhe shënoi gol në minutën e 49-të, ku prapë ishte Sterling që shënoi me asistimin e Ferran Torres.
Torres do të shënohej në listën e realizatorëve në minutën e 65-të.
City është fitues tri herë rresht i kësaj kupe dhe synon që ta fitojë përsëri atë. /GazetaExpress/
Mickoski shprehet optimist për integrimin evropian pas takim...
Këto janë arsyet që çuan në përjashtimin e Rezit dhe Besfort...
Hamilton mori një vendim tronditës pas Çmimit të Madh të Bra...
Hapet zarfi i zi, Besforti dhe Rrezi përjashtohen nga gara
Dy të lënduar në një aksident trafiku në Kaçanik
Aksident mes dy veturave në Greme të Ferizajit, lëndohet një...