Manchester City ka fituar me rezultat të ngushtë kundër Arsenalit në Etihad Stadium. Një gol i shënuar në minutën e 23-të nga Sterling ka vendosur fatin e këtij takimi
Arsenali ka qenë i pafuqishëm në përballjen e tyre kundër Manchester City në Etihad Stadium, ku ka humbur me rezultat 1-0.
Fillimi i pjesës së parë ishte më i mirë për Manchester Cityn që vazhdonte të sulmonte dhe ata erdhën të goli në minutën e 23-të me anë të Raheem Sterling.
Në këtë pjesë Arsenali pati disa raste të mirë me anë të Saka por që nuk i konkretizoi, derisa City ka mundur ta shënonte golin e dytë nëse goditjen e Mahrez nuk do të priste Leno.
Pjesa e dytë ishte një pjesë pa shumë raste të krijuara nga asnjëra skuadër të arrijë që të shënojë.
Pas kësaj fitoreje Manchester City gjendet në vendin e 10-të me vetëm 7 pikë, ndërkaq Arsenali është në vendin e pestë me 9 pikë. /GazetaExpress/
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...