City mbrëmë e shënoi golin më të çuditshëm në epokën e VAR-it

12:00 | 27 Janar 2021
Arbresh.info

Futbollistët e Manchester City morën kryesimin në renditjen e Premier League me një fitore 0-5 në udhëtim te West Bromwich Albion.

Një situatë mahnitëse u pa me golin e dytë. Një top i gjatë u dërgua te Bernardo Silva, i cili arriti ta qetësonte atë dhe pas disa sekondash të hynte në zonën e penalltisë. Në atë moment, gjyqtari anësor Sian Massey ngriti flamurin. Silva nuk e pa atë, por ishin lojtarët e West Brom ata që ndaluan së luajturi. Lojtari i City shfrytëzoi situatën, pasoi te Joao Cancelo, i cili vendosi një goditje nga skaji i zonës së penalltisë dhe shënoi gol, përcjell Korneri.net

Gjyqtari kryesor vendosi për pozicion jashtë loje, mirëpo vendimin e mori VAR-i për të kontrolluar këtë situatë. Për tronditje dhe mosbesim të lojtarëve të West Brom, goli u pranua sepse Silva nuk ishte në pozicion jashtë loje.

Në rrjetet sociale filloi një diskutim nëse goli duhet të njihej sepse gjyqtari ndikoi drejtpërdrejt në lojë me sinjalizimin e tij, pasi shumë lojtarë ndaluan të luanin. Rregullat thonë se loja nuk ndërpritet derisa gjyqtari të ndalojë lojën. Këtë herë gjyqtari kryesor nuk iu bind anësorit dhe vazhdoi ​​lojën, dhe më pas e pranoi golin. /Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme