Google ADS

City mbetet liderë të Premier League, mposht Brenfordin

22:42 | 9 Shkurt 2022
KRG

Manchester City ka arritur një fitore solide sonte kundër Brentford. Mahrez (40) dhe Kevin de Bruyne (69) shënuan  shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje, gol i cili bën që të prijë në Premier Ligë me 12 pikë para Liverpool, por që djemtë e Jurgen Klopp kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara se Manchester City

Manchester City ka arritur një fitore solide sonte në Etihad Stadium të Manchesterit kundër Brentfordit.

Të parët që rrezikuan në këtë ndeshje ishin City të cilët ishin shumë afër për të shënuar gol në minutën e 35-të.

Aymeric Laporte bëri një pranim të mirë të topit në zonë, goditi me të majtën por topi përfundoi jashtë portës së Brentford.

City vazhdoi që ta këtë posedimin dhe ishte afër.

Por, goli do të vinte pas një depërtimi të mirë në zonë të Raheem Sterling në të cilin Rasmussen do të shkaktonte penallti.

Penalltinë në gol do ta shndërronte Ryiad Mahrez.

Marokieni goditi më të majtën e tij në trekëndësh të djathtë të portës duke mos i dhënë hapësirë të madhe portierit për ta mbrojtur, duke zhbllokuar kështu sfidën në minutën e 40-të.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Brentford pati një gjysmëmundësi për të shënuar por Ederson veproi shpejt dhe e ndërpreu aksionin.

Pjesa e dytë filloi me një ritëm më të ngadalshëm, me Manchester City që posedonte topin por që nuk rrezikonte shumë portën e kundërshtarit.

Megjithatë, një huti në mbrojtjen e Brentford bëri që City ta dyfishonte epërsinë.

Kësaj radhe ishte Kevin de Bruyene që shënoi në minutën e 69-të duke shfrytëzuar gabimin e mbrojtjes së mysafirëve.

Deri në fund City vazhdonte kontrollin dhe kështu ata e fitojnë edhe këtë ndeshje duke prirë kështu në vendin e parë me 12 pikë më shumë se Liverpool.

Por, Manchester City ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara se Reds, të cilët fituan Premier Ligën para dy viteve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme