City luan ‘tenis’ me Aston Villan, Aguero thyen rekordin e Henryt

18:49 | 12 Janar 2020
Arbresh Info

Manchester City ka shënuar golin e pestë kundër Aston Villas.

Ishte sulmuesi Sergio Aguero që shënoi në minutën e 57-të golin e dytë personal të ndeshjes dhe të pestin për mysafirët, transmeton portali arbresh.info.

David Silva ishte asistues, i cili bëri pasim te bukur te Aguero, ky i fundit driblojë dy lojtarë dhe dërgoi topin në rrjetë.

Me këtë gol argjentinasi thyen rekordin e legjendës së Arsenalit, Thierry Henry, i cili kishte shënuar 175 gola në Premierë Ligë.

Aguero me golat në ndeshjen kundër Aston Villas ka shënuar 176 gola në Premierë Ligë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme