Klubi anglez, Manchester City raportohet se është në kërkim të një sulmuesi të ri.
Me Kevin de Bruyne dhe Bernardo Silva që tashëm po hyjnë në statusin e veteranit, kampionët në fuqi të Anglisë janë hedhur në sulm për një lojtar të ri.
“Qytetarët” sipas mediave angleze, kishin dërguar skautët e tyre në ndeshjen Bayer Leverkusen-Bayern Munich (3-0), për të parë nga afër asin e Leverkusenit, Florian Wirtz dhe yllin e Bayern Munich, Jamal Musiala.
Të dy lojtarët vlerësohen mbi 80 milionë funte nga klubet e tyre përkatëse.
Krerët e Man Cityt thuhet se tashmë janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me dy klubet gjermane për yjet e tyre./rtk
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...