City kërkon shërbimet e Elvedit të Moenchengladbachut

08:19 | 14 Shkurt 2019
Arbresh.info

Mbrojtësi i Borussia Monchengladbachut, Nico Elvedi po tërheq interesimin e ekipeve kryesore të Ligës Premier.

E përditshmja gjermane, “Bild” shkruan sot se Manchester City është i interesuar për shërbimet e futbollistit të ekipit gjerman.

Madje, thuhet se kampioni në fuqi i ligës elitare angleze është i gatshëm të ndajë 40-45 milionë euro për futbollistin.

Citizens po e konsiderojnë zviceranin 22-vjeçar si pjesë e freskimit të ekipit me lojtar të ri, i cili pritet të jetë zëvendësues i Vincent Kompanys dhe Nicolas Otamendit.

Por, mbetet të shihet nëse Elvedi do të lëvizë prej klubit të Bundesligës pasi që kontratë të vlefshme deri në vitin 2021.

Kujtojmë se mbrojtësi që ka bërë paraqitje mbresëlënëse në këtë sezon, u transferua në Gladbach katër vjet më parë nga FC Zurich.

Ndryshe, Elvedi deri më tani ka pasur 78 paraqitje për ish-skuadrën e Granit Xhakës dhe ka shënuar dy gola.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme