Manchester City ka etiketuar dy futbollistët që dëshiron t’i transferoj në skuadër gjatë afatit kalimtar veror.
Qytetarët dominuan totalisht Ligën Premier këtë sezon, duke u shpallur kampion katër apo pesë javë para përfundimit.
Megjithatë, skuadra angleze nuk po arrin të ketë sukses në Evropë pasi u eliminuan në çerekfinale nga rivalët e Liverpoolit.
Ky dështim në Ligën e Kampionëve tash e dhjetë vite pas blerjes nga sheikët ka bërë që drejtuesit të shikojnë edhe më shumë për përforcimin e skuadrës.
Sipas mediumit britanik Daily Mail, drejtuesit e Cityt kanë etiketuar dy emra për të përforcuar skuadrën gjatë afatit të verës.
Anësori maroken i Leicester Cityt, Riyad Mahrez dhe mesfushori italo-brazilian i Napolit, Jorginho, janë dy futbollistët që i duan të City.
Mahrez është një dëshirë e madhe e trajnerin Pep Guardiola dhe drejtuesit kanë gati 60 milionë funte apo 68 milionë euro për shërbimet e tij.
Edhe Jorginho pëlqehet shumë nga Guardiola dhe drejtuesit duan t’ia plotësojnë kërkesën duke ofruar 50 milionë funte apo 57 milionë euro për të, që mendohet se janë të mjaftueshm.
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...