Sergio Ramos mund të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar veror.
Kapiteni i Los Blancos është futur në vitin e fundit të kontratës me Realin dhe ende nuk ka një marrëveshje për vazhdimin e saj.
Përderisa Reali ende nuk i ka ofruar kontratë të re, Ramos tani mund të nënshkruajë me ndonjë skuadër tjetër dhe t’i bashkohet asaj në verën e këtij viti si futbollist i lirë.
Shumë skuadra të mëdha nga kampionate të ndryshme evropiane, por edhe nga MLS e Kina kanë shprehur interesim për spanjollin.
Së fundmi në garë është futur edhe Manchester City, me trajnerin Pep Guardiola që dëshiron transferimin e Ramosit në Etihad Stadium.
Guardiola e pëlqen jashtëzakonisht shumë Ramosin dhe dëshiron afrimin e tij në mënyrë që t’i ndihmojë për ta fituar Ligën e Kampionëve.
Sipas asaj që ka njoftuar ESPN, City është e gatshme t’i ofrojë Ramosit kontratë dy vjeçare me një pagë vjetore mbi 10 milionë euro.
Gjithsesi mbetet të shihet nëse Ramos do të vazhdojë qëndrimin në Madrid apo do të largohet për një aventurë të re. /Telegrafi/
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...