Manchester City e ka mposhtur 4-1 Dinamo Zagrebin në kuadër të ndeshjes së fundit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Pas vetëm dhjetë minutash lojë, kroatët kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Dani Olmo, me një asistim të Kadzior.
Por, Citizens u këndellën shpejtë dhe i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Gabriel Jesus (34’) që u shërbye mjaftë mirë nga Riyad Mahrez.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ndërsa në të dytën u shënuan edhe tre gola të tjerë.
Sulmuesi brazilian e shënoi golin e epërsisë për Cityn dhe të dytëin në ndeshje në minutën e 54’-të, derisa arriti ta kompletonte het-trikun katër minuta më vonë.
Kur u mendua se ndeshja po përfundonte me këtë rezultat, Phil Foden shënoi për 4-1 me një asistim të Bernardo Silvas.
Manchester City është kualifikuar në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve si lider i Grupit C me 14 pikë, së bashku me Atalantën me shatë, Shakhtar Donetsku do të luajë në Ligën e Evropës me gjashtë pikë dhe Dinamo me pesë. /Telegrafi/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...