City e nis me fitore sezonin e ri, debutuan Ake dhe Torres

23:20 | 21 Shtator 2020
A Z

Tri pikë në Premierligë për Cityn, e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri.

Manchester City i Pep Guardiolës nuk gabon.

Nënkampioni e ka nisur me fitore sezonin e ri në Premierligë, me objektivin e qartë, titulli i kampionit.

City e mposhti në udhëtim 1-3 Wolvesin.

Golin e parë e shënoi De Bruyne, nga pika e bardhë, penallti e fituar po nga vet ai, në minutën e 19’.

Disa minuta më pas, Phil Foden realizoi për 2-0 në minutën e 33’.

Wolves e ngushtoi epërsinë në 2-1 ndaj Manchester City në minutën e 78’, shënoi Raul Jimenez, për ta rihapur ndeshjen.

Por, krejt në fund, për rezultatin përfundimtar 3-1, shënoi Gabriel Jesus, për të mbyllur sfidën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme