Google ADS

City e nderon futbollistin ukrainas, e bëri kapiten në FA Cup

09:23 | 2 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Manchester City e ka nderuar futbollitin e tij, Oleksandr Zinchenko, i cili po vuan emocionalisht pas sulmit ushtarak të Rusisë ndaj atdheut të tij.

Trajneri Pep Guardiola ka dashur ta bëjë atë që të ndihet i rëndësishëm në ndeshjen me Peterborough.

Trajneri spanjoll ia besoi atij shiritin e kapitenit për ndeshjen e mbrëmshme.

“I gjithë klubi është afër tij”, deklaori ish-trajneri i Barcelonës, përcjell “Gazeta Express”.

Kapiteni Fernandinho e mbështeti vendimin për t’ia besuar shiritin e kapitenit shokut të tij të skuarës.

Nënkampioni evropian edhe një herë e tregoi mbështetjen e tij për popullin ukrainas, gjë të cilën e kishte bërë edhe në ndeshjen e kaluar me fanellat që i shfaqën futbollistët para lojës.

E gjithë bota e sportit i ka dalë në mbështetje Ukrainës, e cila u sulmua në mënyrë agresive nga Rusia.

Nga ana tjetër, institucionet më të larta të sportit ndërkombëtar po e dënojnë Rusinë, të cilën janë duke e përjashtuar thuajse nga të gjitha garat e mundshme. /Gazeta Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme