City e fiton derbin me Chelsean, United shokohet në “Old Trafford”

16:11 | 25 Shtator 2021
A. B.

Manchester City e ka mundur 1-0 Chelsean në derbin e javës së gjashtë në Premierligë. United është mposhtur 0-1 në shtëpi nga Aston Villa.

Manchester City i Pep Guardiolës ka rrëmbyer pikët e plota në derbi duke e mundur 1-0 Chelsean.

Në minutën e 53’, Gabriel Jesus ka shfrytëzuar një tollovi në zonë, duke shënuar për 1-0, gol që doli të jetë i fitores, pasi deri në fund nuk u tundën më rrjetat.

Manchester United është mposhtur misdis Old Trafford.

“Djajtë e Kuq” janë mundur 0-1 nga Aston Villa.

Në minutën e 88’, Kortney Hause arriti t’i befasojë vendasit, duke shënuar golin e tri pikëve.

Megjithatë, kjo ndeshje mund të kishte marrë kaheje tjetër, nëse në minutën e 92-të, nuk do të kishte dështuar nga pika e bardh Bruno Fernandes. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme