Manchester City dhe Manchester United janë në bisedime të avancuara me yllin e Bayer Leverkusen, Kai Havertz.
Havertz ka fituar vëmendjen e shumë gjigantëve evropian pasi sezonin e kaluar shënoi 20 gola në 42 paraqitje, transmeton portali arbresh,info.
Pos United dhe City, ka spekulime se Liverpool, Barcelona, Real Madrid dhe Bayern Munich janë të interesuar për 20-vjeçarin.
Sipas Bild, Havertz dhe agjenti i tij janë në bisedime të avancuara me dy gjigantët anglez.
Nga ana tjetër, Leverkusen ka pranuar shitjen e tij, mirëpo kërkojnë 110 milionë euro për gjermanin, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2021.
Havertz për klubin gjerman ka bërë 121 paraqitje në të gjitha garat që nga viti 2016 duke shënuar 31 gola./arbresh.info.
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë