Manchester City ka arkëtuar pikë të plota edhe në xhiron e dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Të zgjedhurit e Pep Guardiolas fituan me rezultat 2-0 kundër Shakhtar Donetskut në Emirates Stadium.
Pas një gjysme të parë pa gola, rezultati u zhbllokua me të filluar pjesa e dytë. Kevin de Bruyne shënoi një gol të bukur në minutën e 48-të.
Sergio Aguero e pati rastin ta dyfishonte epërsinë, mirëpo dështoi të ishte i saktë nga pika e bardhë (72’). Sidoqoftë, në fund të ndeshjes, anglezët shënuan me anë të Raheem Sterling (90′).
Pas dy xhirove të para, Manchester City kryeson Grupin F me gjashtë pikë.
Në ndeshjen tjetër të Grupit F, Napoli ka fituar me rezultat 3-1 kundër Feyenoordit në San Paolo.
Lorenzo Insigne e zhbllokoi rezultatin në minutën e shtatë dhe ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë. Me të filluar pjesa e dytë (49’), Dries Mertens e dyfishoi epërsinë e nikoqirëve.
Lorenzo Insigne festoi me fanellën e Arek Milik duke e mbështetur bashkëlojtarin e lënduar (Twitter/Squawka)
Jens Toornstra e pati mundësinë ta ngushtonte rezultatin, mirëpo dështoi të realizojë nga pika e bardhë në minutën e 68-të.
Menjëherë pas, Jose Callejon shënoi edhe golin e tretë të vendasve që i jepte fund dyshimin për fituesin. Sofyan Amrabat e shënoi golin e nderit për skuadrën mysafire (90’).
Këto ishin tri pikët e para të Napolit, duke qenë se ndeshjen e parë e humbi nga Shakhtar Donetsku (2-1) që ka po aq pikë sa ekipi që luan në Serie A.
Ana dhe Kevini e presin Vitin e Ri së bashku
Tirana feston ndërrimin e viteve me spektakël fishekzjarresh...
Poema dhe Diamanti, dy bebet e para të 2025-tës në Kosovë – ...
Viti i Ri nis me diell, parashikimi i motit për sot
2025 nis me dridhje të tokës pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, ...
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!