Google ADS

City bën befasinë, lejon Agueron të largohet

11:57 | 14 Janar 2020
Arbresh Info

Manchester City ka vendosur të lejojë sulmuesin, Sergio Aguero të zgjedh të ardhmen e tij.

Sipas The Daily Mail, argjentinasi është i lirë të largohet në fund të sezonit nga “Etihad”, transmeton portali arbresh.info.

Aguero këtë të shtunë bëri historinë në Premierë Ligë pasi theu rekordin e Alan Shearer, duke shënuar më së shumti hat-trick në kampionatin anglez.

Argjentinasi ka për synim të thyej rekordin e Shearer me më së shumti gola në Premierë Ligë, mirëpo është shumë mbrapa sepse legjenda e Newcastle United ka shënuar 260 gola në 441 ndeshje.

Trajneri i kampionit të Anglisë, Pep Guardiola beson që argjentinasi është legjendë e klubit, andaj ka të drejtën për të zgjedhur të ardhmen.

31-vjeçarit i skadon kontrata në qershor të vitit tjetër, ndërsa tekniku spanjoll beson që Harry Kane dhe Lautaro Martinez mund ta zëvendësojnë Agueron./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme