Çitaku: “Me djemtë më të mirë të Kosovës”

20:55 | 25 Mars 2021
A. B.

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka publikuar një fotografi ku shihet pranë dy lojtarëve të Përfaqëuseses së Kosovës, Milot Rashicës dhe Valon Berishës.

Çitaku ka përdorur llogarinë e saj në “Facebook” për të postuar fotografinë me dyshen e “Dardanëve” e ku kishte edhe një mbishkrim dedikuar dy yjeve të Kosovës.

“Me djemtë ma të mirë të Kosovës”, kishte shkruar Çitaku në rrjetin social.

Kujtojmë se Valon Berisha dhe Milot Rashica ishin aktivizuar mbrëmë (e mërkurë) për Kosovën në ndeshjen miqësore kundër Lituanisë (4:0), e ky i fundit madje edhe asistoi.

Valon Berisha aktivizohet te skuadra e Reimsit, ndërkaq Rashica është pjesë e Ëerder Bremenit.

Me djemtë ma të mirë të #Kosovës ❤️??❤️

Posted by Vlora Citaku on Thursday, 25 March 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme