Ciro Immobile ishte shumë i nervozuar me sistemin VAR që ka dënuar Lazio-n edhe njëherë megjithëse ai ka shënuar një gol spektakolar me thembër.
Lazio barazoi 2-2 me Cagliari-n pasditen e së dielës në Serie A, me sulmuesin e përfaqësueses që shënoi një gol fantastik në fund duke i dhënë një pikë ekipit të tij.
Gjithsesi, skuadra e Simone Inzaghit u ndëshkua edhe njëherë nga VAR. Arbitri i ndeshjes Marco Guida dha një penallti për vendasit pasi u konsultua me VAR-in.
Por nuk bëri të njëjtën gjë pak më parë kur Immobile u rrëzua në zonën kundërshtare.
“Nuk na duhej ky barazim. Jemi gjysmë të kënaqur me rezultatin, donim të fitonim dhe duhet të kishim fituar,” shprehet Immobile.
“Nuk luajtëm mirë dhe e dimë këtë gjë. Duhet të rikthehemi te fitorja sa më shpejt të jetë e mundur.
“Ajo që më inatos më shumë është se VAR mesa duket nuk ekziston për ne.
“Kur vjen puna për ne, arbitrat nuk duan asnjëherë ta përdorin. Mendoj se sot ishte një nga penalltitë më të pastra që mund të kem parë”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...