Kombëtarja e Anglisë ka arritur në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, “Euro 2024”.
“Tre Luanët” arritën pas shumë vështirësive ta mposhtin Kombëtaren e Zvicrës, me rezultat 1-1, ku edhe vazhduan në ekzekutimin e penalltive, shkruan Arbresh.info.
Pas ekzekutimit të penalltive, Anglia fitoi me rezultat 5-3 për të kaluar në mesin e katër shteteve më të mira në Evropë.
Një ndër ekzekutuesit e penalltive tek “Tre Luanët” ishte edhe ylli i skuadrës së Real Madridit, Jude Bellingham, i cili u treguar i saktë nga pika e bardhë.
Bellingham tha se saktësia nga penalltia ka të bëjë me besimin dhe mentalitetin.
“Penalltitë janë çështje mentaliteti, por edhe stërvitjeje. Unë besoj se kjo skuadër është shumë në rregull me mentalitetin, pasi është pikërisht mentaliteti që na ka mbajtur në lojë gjatë këtij evropiani”.
“Unë i besoj vetes sime dhe rutinës sime të përditshme në stërvitje, i besoj këshillave të trajnerit dhe stafit”, u shpreh Bellingham.
Kombëtarja e Anglisë është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian, ku do të përballen me Holandën të mërkurën me fillim nga ora 21:00 në Signal Iduna Park./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...