Garës më të rëndësishme të tenisit, Grand Slamit Wimbledon po i vjen fundi, saktësisht këtë të shtunë zhvillohet finalja tek vajzat, kurse të dielën ajo e djemve.
Arritja në finale e tenistes çeke Marketa Vondrusova për shumë kë ka qenë befasi, sidomos duke marrë parasysh pozicionimin e saj në ATP botërore duke u renditur e 42-ta.
Ajo në finale do të përballet me njërën nga favoritet, tunizianen Ons Jabeur që është e 6-ta në botë.
Kjo finale do të transmetohet të shtunën nga ora 15:00 dhe do të transmetohet direkt në Artmotion.
Në po të njëjtën platformë, do të mund ta ndiqni edhe finalen e djemve, ditën e diel nga ora 15:00.
Ashtu siç ishte menduar, ashtu doli.
Numri një i renditjes botërore, spanjolli Carlos Alcaraz për herë të parë në karrierë ka arritur në finale të Wimbledonit, ndërsa përball ka numrin dy të botës, serbin Novak Djokovic.
Të dy tenistët gjysmëfinalet i kanë fituar me rezultat 3 me 0 në sete. Alcaraz kundër Medvedev dhe Djkokovic kundër Sinner./kk
Ismaili takoi Përfaqësuesin e Thesarit të SHBA-së, diskutuan...
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...