Çiklisti polak, Pawel Poljanski, ka shpërndarë një imazh shokues se si duken këmbët e tij pas 16 etapave të garës më të madhe çiklistike, Tour de France.
16 etapa, po po, apo thënë ndryshe plot 2829 kilometra të kaluara me biçikletë nuk është një gjë e lehtë për t’u realizuar.
Vet çiklisti ka postuar fotografinë e këmbëve të tij të cilat duken tmerrshëm pas gjithë atyre etapave të kaluara.
Në foto ai ka shkruar: “Pas 16 etapave mendoj se këmbët e mia janë pak sa të lodhura.
Fotoja e postuar u bë virale dhe bëri xhiron e botës duke u shpërndarë plot 13 mijë herë në vetëm 14 orë.
Këmbët e Pavelit po ashtu kanë nxitur qindra komente, me disa njerëz që e kanë komplimentuar për përkushtimin dhe të tjerë të cilët kanë kërkuar që ai të pushojë urgjentisht pasi e kritikuan për mbingarkesë.
Pavel aktualisht është në vendin e 75-të të Tour de France dhe do t’i zvhillojë edhe pesë etapa tjera para se t’u japë pushimin e duhur këmbëve të tij.
Aktualisht në vendin e parë është Chris Froome, por britaniku s’ka postuar ndonjë foto deri tash.
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”
Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut – raportohe...
Cilave ushqime nuk mundi t’iu rezistonte ambasadori Hovenier...
Ushtarët e FSK-së kryejnë trajnimin më sfidues – “Simboli i ...
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...