Atleti ekstrem, Jakob Zurl ka udhëtuar me biçikletë 1 450 kilometra, duke përshkuar Kubën mes për mes në pak më shumë se dy ditë, njoftoi ekipi i tij mbështetës.
Austriakut iu deshën vetëm 58 orë e 48 minuta për të përfunduar udhëtimin nga Punta de Maisi në pikën më lindore të ishullit në Karaibe deri në perëndim të Cabo de San Antonio.
Gjatë këtij udhëtimi, 28-vjeçari mori vetëm dy pushime të shkurtra për të fjetur, ndërkohë që vuante nga halucinacione dhe dhimbje të muskujve dhe 150 kilometra përpara se të arrinte qëllimin e tij, ai volli.
Fillimisht, Zurl kishte planifikuar të udhëtonte në Kubë në vitin 2015, por iu desh ta shtynte për shkak të etheve tropikale dhe të shtrohej në spital, gjatë një trajnimi në Havanë.
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...