Sokol Cikalleshi do të vazhdojë të jetë pjesë e futbollit turk dhe skuadrës së Konyaspor për të paktën edhe dy vite të tjera, deri në vitin 2024. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ishte në skadencë kontrate, megjithatë turqit nuk kanë preferuar ta humasin lojtarin 31-vjeçar teksa kuvajasi është një lider në sulm për Konyaspor.
Në këtë sezon, ku skuadra po lufton për objektivat madhorë duke qenë se aktualisht ëshë në vendin e dytë në kampionat, Cikalleshi ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës në pesë raste ndërsa në llogarinë e tij shtohen edhe dy asiste.
Në lidhje me rinovimin e kontratës, ka folur edhe vetë sulmuesi i cili është shprehur shumë i lumtur për besimin nga drejtuesit ndërsa ka premtuar se do të luftojë deri në fund për fanellën e Konyaspor.
“Jam shumë i lumtur të jem pjesë e një familje të madhe si Konyaspor. Dua të falënderoj presidentin, drejtuesit e tjerë të klubit dhe trajnerin të cilët kishin rolin e tyre në këtë rinovim të kontratës. Premtoj se për Konyaspor do të luftojë deri në ditët e fundit, në këtë sezon kemi pasur shumë suksese dhe kjo nuk është rastësi”.
“E rëndësishme është të vazhdojmë të punojmë dhe të luftojmë me shpirt, besoj shumë se do ta mbyllim kampionatin në një pozicion të mirë. Kemi një bashkëpunim të miër me shokët e skuadrës dhe kjo lidhje do të na garantojnë që ta përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Cikalleshi./Arbresh.info
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...