Sokol Cikalleshi është një nga lojtarët më në formë të momentit, teksa ka shënuar 3 gola në katër ndeshjet e fundit.
Sulmuesi kavajas në konferencën për shtyp premtoi se skuadra do të japë maksimumin në këto dy ndeshje, ndërsa theksoi se objektivi në Çeki janë vetëm 3 pikët.
GJENDJA E SKUADRËS
Mendoj se ky grumbullim është nga më të rëndësishmet në këto vite. Janë dy ndeshje që duhet të angazhohemi maksimalisht. Është një kënaqësi pasi e kam përjetuar një herë Europianin e nëse do luaja sërish do ishte karriera me Kombëtaren në një nivel tjetër. Ne lojtarët që kanë shkuar një herë në Europian në 2016 duhet të mundohemi të bëjmë diçka më shumë edhe jashtë fushe, për t’i ndihmuar dhe lojtarët e tjerë.
FORMA E SULMUESVE
Sulmuesit e kanë nisur me gola. Po marrim frytet e punës së bërë në fazat përgatitore. Për të pasur sukses duhet të funksionojnë të gjithë repartet. Do bëjmë maksimumin që në këto dy ndeshje si sulmuesit dhe gjithë lojtarët të japin më të mirën, për të arritur fitoren në këto dy ndeshje. Vetëm duke dhënë 100% tonë do të arrijmë maksimumin
SEZONI I CIKALLESHIT?
Ndihem mirë në Turqi. E njoh më mirë kampionatin. Punoj çdo ditë me shumë seriozitet. Nuk mund të nxitohem se do jetë vitit im, pasi sapo ka nisur sezoni. Për të mbajtur vazhdimësinë është akoma dhe më e vështirë. Me seriozitetin e përditshmërisë, mund të vazhdojmë me të njëjtën këmbë. Nuk mund të kënaqem me një fillim të mbarë. E rëndësishme është të vazhdoj të punoj çdo ditë.
RËNDËSIA E NDESHJEVE
Këto dy ndeshje janë decizive. Çekia ka ekip shumë të mirë dhe ka eksperiencë në Europë. E thash dhe më parë që fokusimi duhet të jetë maksimum. Në ndeshjet e kaluara duhet të bënim detyrat e shtëpisë. Kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve për të realizuar ëndrrën që ne kemi. Nga ana tjetër ne jemi gati, sulmuesit kanë shënuar, mesfushorit dhe mbrojtësit kanë luajtur. Jemi në një moment shumë të mirë, por ndeshja dhe fusha do e tregojë gjithçka. Kombëtares nuk do i mungojë shpirti i garës dhe angazhimi në fushë, këtë ua premtoj.
GOLAT NDAJ ÇEKISË DHE POLONISË NË TË SHKUARËN
Goli i shënuar me Çekinë ka qenë nga më të bukurit në karrierë e nëse do shënoja sërish do ishte diçka shumë e bukur për mua. I kam shënuar dhe Polonisë, por nuk vlente se u mundëm në atë ndeshje. Do preferoja nëse unë do shënoja apo dikush tjetër të shënonte qoftë dhe gjysmë goli, do isha i kënaqur të marrim 3 pikët. Janë shumë pak ditë për t’u përgatitur, por unë mendoj se lojtarin e bën klubi dhe përgatitja atje. Të gjithë lojtarët janë të gatshëm. E dimë çfarë kërkon trajneri. Kemi një stil loje që e kemi kuptuar. Edhe pse kemi pak ditë e dimë çfarë kërkon trajneri dhe na mbetet vetëm ta aplikojmë në fushë.
MOTIVIMI PËR KËTO KUALIFIKUESE
Ne nuk jemi Kombëtare që shkojmë në Europian çdo edicion. Nuk ka më bukur që të jemi kaq afër. Duke qenë se kemi objektivin tonë ne do mendojmë vetëm ndeshjen me Çekinë ku do të synojmë që të marrim 3 pikët, nëse do e arrijmë do mendojmë për ndeshjet e ardhshme. Ka ardhur momenti që të zbresin burrat në fushë.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...