Cikalleshi mendon se Shqipëria meritoi diçka më shumë kundër Islandës. Kuqezinjtë, në ndeshjen e tretë kualifikuese për “Euro 2020”, humbën 1-0 në udhëtim te Islanda.
“Sinqerisht ndihemi të mërzitur për rezultatin, duke parë atë që dhamë në fushën e lojës – meritonim diçka më shumë, më vjen shumë keq”, u shpreh fillimisht Cikalleshi për Super Sport.
“Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, me raste. Fatkeqësisht nuk arritëm të shënonim. Sigurisht pritet më shumë nga ne (Balaj), por fatkeqësisht nuk arritëm të shënonim edhe u munduam, tentuam”.
“Ata kishin një rast dhe shënuan, diçka që na uli motivimin, ulëm ritmin. Por mund të them se prapë tentuam”.
“Megjithatë, në pjesën e dytë nuk arritëm shumë të dalim në sulm, të bëjmë atë që kemi punuar gjatë gjithë javës”, ka shtuar më tej sulmuesi shqiptar.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...