Shqipëria vazhdoi me konferencat për shtyp para ndeshjes me Islandën. Sulmuesi Sokol Cikalleshi ishte i përzgjedhuri nga zyra për shtyp për të folur nga Frankfurti i Gjermanisë. Shtatlarti që luan në kampionatin turk foli në lidhje me afrimin e trajnerit Reja dhe situatën e tij.
Rikthimi – “Të jesh është pjesë e Kombëtares është kënaqësi dhe kontributi për të është një nder. Kështu do jetë gjithnjë, ndjehemi mirë dhe po punojmë me intensitet të lartë. Me ardhjen e trajnerit të ri punojmë shumë mirë, uroj që këtë punë ta shfaqim në ndeshjen kundër Islandës. Në dy grumbullimet e fundit kam qenë i dëmtuar, ftesa më ka ardhur, por kam qenë i dëmtuar. Tashmë jemi në kapitull të ri dhe është më mirë ta lëmë pas të shkuarën”.
Skema e lojës – “Duke iu referuar sistemit të ri, duket se sulmuesit janë më të avantazhuar për të luajtur. Nga katër që jemi luajnë dy, por nuk është përfundimtare. Nuk kemi problemi kush luan, kushdo që ka luajtur e kemi mbështetur. Kur ka luajtur Balaj, Sadiku apo Uzuni, kanë pasur mbështetje. Ajo që është më e rëndësishme, është që kjo harmoni e re që është krijuar do të na ndihmojë në ndeshjet e radhës. Edhe pse futbolli nuk është matematikë, por ndihet diçka e re, një fillimi i ri. Shpresoj ta konkretizojmë me Islandën dhe Moldavinë”.
Golat – “Unë kam shënuar 2 gola dhe shumë shtylla, por nuk kam ngelur asnjëherë i pakënaqur. Më kënaq rezultati, duke qenë se luajmë me dy sulmues, shanset janë më të mëdha për të shënuar. Qëllimi kryesor është rezultati pozitiv, pavarësisht kush shënon.”
Në muajin qershor, Shqipëria do t’i zhvillojë dy ndeshje në kuadër të Grupit H të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan Gazeta Express.
Kuqezinjtë së pari do ta vizitojnë Islandën më 8 qershor, ndërsa vetëm tri ditë më vonë do ta presin Moldavinë në shtëpi. Ndeshja e dytë do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” pasi që “Arena Kombëtare” nuk është ende gati.
Kjo është hera e parë që Edy Reja po takohet me skuadrën e Shqipërisë, pasi që ai e mori pozitën e trajnerit vetëm më 17 prill të këtij viti, pas shkarkimit të bashkëkombësit të tij, Christian Panuccit. /Telesport/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...