Cikalleshi më mirë se Eto’o dhe Podolski

16:02 | 9 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kampionati turk është një ndër më të fortët në vitet e fundit. Shpenzimet e klubeve kanë afruar një sërë emrash të njohur të futbollit evropian dhe botëror.

Samuel Eto dhe Lukas Podolski janë vetëm dy futbollistë shumë të vlerësuar për karrierën dhe stimujt e fituar ndër vite, mirëpo ka statistika që nuk u mjaftojnë për t’i bërë më të mirët.

Në një klasifikim të mediave turke, kriter vlerësimi ka qenë efektshmëria e sulmuesve përpara portës kundërshtare.

Numri i golave të realizuar është krahasuar në raport me minutazhin që lojtarët kanë qenë në fushën e lojës gjatë dy viteve të fundit në kampionatin turk. Sokol Cikalleshi renditet në dhjetëshen e parë të listës së lojtarëve më efektivë.

Shqiptari ka realizuar vetëm gjashtë gola në kampionat për këto dy sezone, mirëpo minutazhi që ai ka qenë në fushën e lojës është i pakët dhe raporti i minutave për një gol është më i ulët sesa ai i Etosë dhe Podolskit, ndonëse i pari ka realizuar 28 gola dhe i dyti 16.

Sulmuesi kamerunas ka zhvilluar 4035 minuta në kampionat gjatë kësaj periudhe, Podolski 3244, ndërkohë që Cikalleshi ka luajtur vetëm 1057 minuta në kampionat.

statistikat-cikalleshi1-490x606

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme