Sokol Cikalleshi ka vetëm pak kohë që është rikthyer nga një dëmtim që pësoi gjatë përgatitjeve me Kombëtaren, por tanimë po e rimerr formën e mëparshme dhe dje shënoi në fitoren e Osmanlispor kundër Alaniaspor.
Një motivim për sulmuesin e Kombëtares, që në një intervistë të dhënë për “Sportal.al” flet për periudhën që po kalon me skuadrën e tij, mundësinë për të kaluar te Beshiktashi, Kombëtaren dhe trajnerin Kristian Panuçi.
Sokol, riktheheni te goli pas një kohe të gjatë. Si po shkon aventura juaj në Turqi?
Po, e vërtetë. Shënova dje dhe jam i kënaqur për golin. Skuadra ka ardhur në rritje dhe po bën më mirë se në fillim të sezonit. Ishte e rëndësishme të fitonim dhe normalisht që jam i kënaqur mbi të gjitha që ekipi fitoi.
Një dëmtim iu la për disa kohë jashtë fushave të blerta. Po tani, si është gjendja juaj?
Jam rikthyer prej tre javësh. Pësova një dëmtim gjatë grumbullimit me Kombëtaren dhe gjashtë javë m’u desh të qëndroja pa luajtur. Sikurse është parë, gjatë kësaj periudhe nuk i kam luajtur ende të plota ndeshje, kjo për shkak se ende nuk jam në 100% tim. Me kalimin e ndeshjeve edhe gjendja ime do të jetë më e mirë.
Si ishte të shënoje pas kësaj periudhe “shterpësie”?
E prisja golin me thënë të drejtën dhe erdhi. Sigurisht që për mua dhe çdo sulmues është e rëndësishme të shënosh. Trajneri më ka besuar një vend në formacion dhe them se ia kam shpërblyer. Uroj që të vazhdoj të shënoj të tjerë gola.
Ndeshja e radhës kundër Beshiktashit, ekip i cili u përfol si destinacioni juaj gjatë verës…
Një ndeshje e vështirë, uroj që të shënoj sërish gol. Gjatë verës u fol për një kalim timin nga Bashakshehiri te Beshiktashi, pasi ne kishim një lojtar të tyre të huazuar dhe ai do qëndronte tek ish-ekipi im dhe unë te Beshiktashi. Nuk ndodhi ashtu, ai tashmë është pjesë e Beshiktash.
Ju mbetet peng?
Unë te Bashakshehiri atë kohë kisha pak minuta në dispozicion, Nëse do kaloja te Beshiktashi do i kisha me “pikatore” dhe për mua më mirë është të luaj te Osmanlispori, të bëj një sezon të mirë, të shënoj gola dhe më pas të shohim se çfarë ndodh.
Kalojmë nga kampionati te Kombëtarja, besoj po e prisni edhe ju “debutimin” në skuadrën e Panuçit?
Shpresoj që të mos kem probleme me dëmtimet në vazhdim dhe të shënoj sa më shumë gola. Kombëtarja është diçka e veçantë dhe normalisht gjithkush dëshiron të jetë pjesë e saj. Më mbetet peng që humba disa ndeshje të rëndësishme më parë, por kështu është futbolli.
A keni pasur kontakte me trajnerin Panuçi gjatë kësaj periudhe?
Nuk kam pasur drejtpërdrejt me të, por pjesëtare të stafit më kane kontaktuar për të më pyetur mbi gjendjen time.
Keni punuar pak kohë me Panuçin, disa ditë, çfarë përshtypjesh ju ka krijuar?
Të them të drejtën unë kam punuar vetëm 4 ditë me të. Gjithsesi, në ato pak ditë kam parë se është një trajner shumë serioz dhe besoj se do mund të bëjë mirë dhe të na ndihmojë për të arritur atë që bëmë me De Biazin për “Euro 2020”. /Sportal.al
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...