Sokol Cikalleshi e ka të qartë se Shqipëria nuk është skuadër që mund të vlerësojë kundërshtarët, qofshin ata më inferiorët.
Në konferencën e parë për shtyp të përfaqësueses, sulmuesi kavajas theksoi se është e rëndësishme që në eliminatoret e Botërorit lojtarët të japin maksimumin, pastaj mund të bëhen llogaritë.
Sokol, besoni se do të rinisni aty ky e latë në Kombëtare, në formë të mirë?
Objektivi ynë i radhës është, si në aspektin personal dhe për ekipin, që ta nisim me këmbën e parë. Objektivi është të marrim një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë. Është një ndeshje që duhet të vlerësohet shumë. Është një ekip më i dobët se ne, por nga historia kemi pasur shumë situata të vështira. Jemi të fokusuar për të marrë fitoren.
Çfarë objektivi do të ketë skuadra në këto tri ndeshje?
Ne do të synojmë maksimumin, por duke parë Anglinë, ajo që na mbetet ne është që të shfaqim gjithçka në fushë. Nëse kualiteti i Anglisë vendos ndeshjen, neve na mbetet vetëm të provojmë, por duke vënë shpirtin në garë, mund të arrijmë diçka pozitive. Ekipi është shumë mirë. Lojtarët janë duke luajtur me ekipet e tjera, është një kampionat, shumë i ngjeshur, por nuk e ndjejmë veten të lodhur.
Andorra, gjithsesi, kundërshtar i lehtë …
Nëse e nënvlerësojmë, atëherë do të ishte një gabim i madh. Nuk do të futemi në fushë për të shënuar Cikalleshi, por të fitojmë ndeshjen. Jemi përballë një sfide, duhet të jemi të gatshëm për ta përballuar. Çdo hap përpara, që mund të arrijmë, duhet përgëzuar.
Çfarë pozicioni mund të arrijë Shqipëria në grup?
Ne do të provojmë gjithçka për 2 vendet e para, por edhe po të lëmë pas Hungarinë do të jetë gjithashtu një hap i rëndësishëm. Dua që, pavarësisht kundërshtarit, të shfaqim të gjitha cilësitë. Nëse e bëjmë këtë, në çdo pozicion të jemi, të jemi të qetë se kemi dhënë maksimumin. Nëse do të kishim fituar në Turqi, mund të ndryshonte fati për kualifikim në Europian. Në fund të edicionit të kemi dhënë gjithçka.
Ku e sheh të ardhmen tënde?
Ndihem shumë mirë në Turqi, u bënë 6-7 vite aty. Kisha një rënie, por u riktheva në elitë. Synimet e mia janë gjithmonë më lart. Nëse më vjen ofertë nga ekipet e kampionateve të mëdha, do ta pranoja, por unë jam i lumtur me këtë që kam arritur. Disa gjëra janë me moshë dhe tani jam 30 vjeç, por të ardhmes nuk i dihet.”
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...