Kombëtarja shqiptare po i vijon përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 në Frankfurt të Gjermanisë.
Për këto dy ndeshje është rikthyer në skuadër Sokol Cikalleshi pas një mungese të gjatë për shkak të dëmtimeve, por edhe vendimeve të Panuccit.
“Të jesh pjesë e Kombëtares është gjithmonë kënaqësi dhe të kontribuosh është një nder. Ndaj Islandës kërkojmë që të bëjmë mirë. Në dy grumbullimet kur ishte trajner Panucci isha i pafat, pasi isha i dëmtuar. Ftesa më ka ardhur. Por tani nuk duhet ta mendojmë Panuccin, ta lemë pas të kaluarën, pasi jemi këtu për një kapitull të ri. Jemi staf i ri dhe shpresoj që ta konkretizojmë në fitore”, shprehet sulmuesi.
Ndërsa Arlind Ajeti flet për një atmosferë pozitive në skuadër, të cilën ai dhe pjesa tjetër e skuadrës do të kërkojnë që ta transmetojnë edhe në fushën e lojës: “Jemi duke u stërvitur me intensitet dhe më duket shumë mirë çdo gjë deri tani. Atmosfera mes stafit dhe mes lojtarësh ka qenë shumë e mirë, diçka që na ka munguar për një kohë të gjatë. Ne mundohemi të kapim maksimumin dhe pavërësisht trajnerit ne luajmë për kombin tonë. Të luajturit me zemër duke mbrojtur mirë është forca jonë. Trajneri na ka dhënë diçka ekstra dhe do mundohemi t’i përcjellim”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...