Ferrari ndryshon përbërjen e pilotëve për sezonin e ri.
Mungon vetëm zyrtarizimi por tashmë është thuajse e kryer.
Kimi Raikkonen nuk do të jetë më një pilot i Ferrarit duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.Skuadra italiane i ka komunikuar pilotit finlandez qëndrimin e saj që përpara garës së Çmimit të Madh të Italisë në Monza.
Sipas drejtuesve të Ferrarit Raikkonen bën shumë pak për të mos aspak përpjekje për të ndihmuar shokun e skuadrës Vettel në garën me Hamilton për titullin Botëoror për pilotë dhe kjo arsyeja kryesore që “Ice Man” nuk do t’i ofrohet rinovimi i marrëveshjes aktuale që skadon në fund të këtij sezoni.
Siç ishte zbuluar nga mediat edhe më parë zëvendësuesi i Kimit te kokëkuqja do të jetë Charles Leclerc, piloti i talentuar i dalë nga akademia e Ferrarit, aktualisht pjesë Sauber Alfa Romeo, i cili ka arritur marrëveshjen me skuadrën italiane për një kontratë 2-vjeçare.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...