Diego Godin ka zgjuar interesim nga një kundërshtar i Interit në Serie A.
Diego Godin mund të largohet nga Inter.
Klubi nga Milano është në bisedime me Cagliarin në lidhje me transferimin e mbrojtësit te skuadra kundërshtare nga Serie A, raporton Gianluca di Marzio nga Sky Sport Italia, transmeton lajmi.net.
Përkundër paraqitjeve të mira në fazën finale të sezonit, mbrojtësi uruguaian nuk është në planet e trajnerit Antonio Conte.
Cagliari ka shfaqur zyrtarisht interesim për transferimin e tij.
Godin ka rrogë prej 5.8 milionë euro në sezon në Inter, shifër e lartë për mundësitë financiare të Cagliarit.
Po ashtu, Godin ka edhe dy vjet kontratë me Nerazzurrët dhe mbetet të shihet gatishmëria e tij për transferim në Cagliari.
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...