Chukwueze: Jam në Milan për të fituar trofe

17:42 | 9 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Samuel Chukwueze zbulon se si Stefano Pioli, tifozët e Milanit dhe ylli i Napolit, Victor Osimhen ndihmuan për vendimin e tij për të shkuar në Itali.

“Nëse trajneri nuk do të kishte një projekt, nuk mendoj se do të isha këtu”, shkruan Arbresh.info.

Procesi i negociatave mori një kohë të gjatë për të thyer rezistencën e Villarrealit, pasi ata kishin kërkuar 35 milion euro, por përfundimisht pranuan një transferim prej 20 milion plus deri në 8 milion shtesa të ndryshme.

Samuel Chukwueze zbulon se si Stefano Pioli, tifozët e Milanit dhe ylli i Napolit , Victor Osimhen ndihmuan të merrte vendimin e tij.

“Nëse trajneri nuk do të kishte një projekt, nuk mendoj se do të isha këtu. Tifozët kanë qenë fantastikë që kur erdha unë, fansat më të mirë që kam parë deri më tani në karrierën time. Kur isha me ekipin tim kombëtar, më kontaktuan në Instagram dhe më pyesnin gjatë gjithë kohës kur do të vija, i thashë agjentit tim ta bënte këtë”, ka treguar 24-vjeçari.

“Shokët e mi të skuadrës kanë qenë shumë mikpritës, më bënë të ndihem si në shtëpinë time menjëherë. Mezi pres të filloj të punoj me ta. Unë tashmë jam lidhur shumë me Yacine Adli, ai është shumë qesharak, gjithmonë në kërkim të telasheve, por edhe shumë mbështetës dhe gjithmonë aty. Ai është një djalë i bukur. Noah Okafor dhe Rafael Leao janë pranë meje dhe më ndihmojnë të ndihem rehat për të shfaqur talentin tim. Mezi pres të punoj me ta.”

Chukwueze pranon se biseda telefonike që pati me trajnerin Pioli ishte gjithashtu thelbësore për ta bërë atë të vendoste se Milani ishte vendi për të.

“Ai është një njeri fantastik. Ai shpjegoi planin taktik, çfarë kërkon nga unë, pse duan të nënshkruajnë me mua. Nëse trajneri do të më thërriste dhe nuk do të kishte një projekt, nuk mendoj se do të isha këtu. Ai është një njeri fantastik, një trajner i madh dhe më ka motivuar. Ka shumë lojtarë të rinj dhe na duhet kohë për t’u përshtatur, por me kalimin e kohës, jam i sigurt se do ta fitojmë Serinë A.

Ky është gjithashtu një hap lart për anësorin në aspektin e karrierës dhe nuk mungojnë frymëzimet nga e kaluara në San Siro.

“Më kujtohet goli i Kakës kundër Manchester United në Champions League. Kur mbyll sytë, shoh Kakën, një lojtar i mrekullueshëm./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme