Christopher Nkunku është i gatshëm për të kërkuar largimin nga Paris Saint Germaini.
Mesfushorit i dështoi transferimi te Arsenali në ditën e fundit të merkatos së muajit janar të transferimeve dhe vazhdon të mbetet në radarin e “Topçinjve”, transmeton portali arbresh.info.
Le Parisien thotë se Nkunku dëshiron të largohet nga PSG këtë verë për shkak se ndihet si një i hedhur poshtë nga trajneri Thomas Tuchel. 21-vjeçari beson se Tuchel ka thyer premtimet rreth minutave të tij në fushë.
Derisa ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me PSG-në, Nkunku tani është i vendosur për largim.
Në fakt, agjenti i tij ka informuar tashmë drejtorin e PSG-së, Antero Henrique, se nuk mendon të fillojë bisedimet për kontratë të re./arbresh.info/
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe