Christian Eriksen stërvitet me top për herë të parë që nga arresti kardiak

15:22 | 2 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Mesfushori i Interit, Christian Eriksen është stërvitur me topin në këmbë për herë të parë që kur pësoi arrest kardiak në verë, gjatë ndeshjes së Danimarkës kundër Finlandës në kuadër të EURO 2020.

“La Gazzetta dello Sport”, ka deklaruar se ndërsa e ardhmja e Eriksen mbetet e pasigurt, ai u stërvit me top në “Odense”, 173 ditë pas sulmit kardiak në Evropian.

Eriksen u shfaq me një trajner personal për të bërë disa stërvitje me kone dhe madje bëri edhe disa goditje në portë. Ajax mbetet destinacioni i tij i preferuar në rast se largohet nga Interi, sepse rregullat për futbollistët me defibrilatr janë të ndryshme në Danimarkë, Holandë dhe Angli.

Megjithatë, për momentin, këto spekulime thuhet se janë të parakohshme dhe besohet se Eriksen dëshiron ta mbajë këtë çështje në heshtje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme