Christian Eriksen raportohet të ketë përsëritur te Tottenham Hotspuri se dëshiron të largohet nga klubi këtë verë gjatë bisedimeve të fundit me skuadrën në Premierë Ligë.
Muajin e kaluar, Eriksen la të kuptohet se dëshironte të largohej nga Tottenham Hotspuri gjatë merkatos së kësaj vere për t’iu bashkuar një skuadre më të madhe, transmeton portali arbresh.info.
Real Madridi, Interi dhe Manchester United kanë shfaqur të gjithë interesim për reprezentuesin e Danimarkës, të cilit do t’i skadojë marrëveshja e tij aktuale me “Spursët” në fund të sezonit 2019/20.
Bazuar në një raport nga The Mirror, Tottenhami ka zhvilluar bisedime të reja me Eriksenin me shpresën për të bindur atë për të vendosur lapsin në kontratën e re, por ish talenti i Ajaxit ka përsëritur dëshirën e tij për largim.
Eriksen ka shënuar 66 herë dhe ka kontribuar me 86 asistime brenda 227 paraqitjeve për klubin e tij londinez qysh pas arritjes së tij nga futbolli holandez në vitin 2013.
Drejtori i “Spursve”, Daniel Levy thuhet se e vlerëson danezin me një çmim prej 130 milionë funta./arbresh.info/
Mevlani flet për videon e ish-të dashurës: Ka qenë e tepruar...
Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i m...
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës