Mesfushori i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen, i cili është përfolur shumë për transferim në Spanjë këtë verë, mund t’i bashkohet këtë javë Manchester United.
Raporte të ndryshme pretendojnë se Real Madridi ishte i interesuar në lojtarin gjatë verës së kaluar, por vlera prej 150 milionë euro bëri që interesimi i tyre të zbehej, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, çmimi i tij tani thuhet se është 70 milionë euro.
Në fakt, reprezentuesi i Danimarkës është përfolur sërish për transferim te Madridi këtë verë si një alternativ i Paul Pogbas së Manchester United ndërkohë që edhe Atletico Madridi u shfaq në garë.
Por, ish lojtari i Ajaxit tani është “plan B” i ‘Los Rojiblancos’ dhe ky opsion do të shfrytëzohet vetëm në rast se dështojnë për të nënshkruar me James Rodriguezin nga rivali lokal.
Nga ana tjetër, ESPN FC raporton tani se United është duke kryesuar garën për shërbimet e Christian Eriksen dhe finalizimi i marrëveshjes mund të bëhet këtë javë.
‘Los Blancos’ thuhet se preferojnë nënshkrimin me Pogban ose Donny van de Beek, por opsioni për transferimin e Eriksenit është në tavolinë ende si alternativ./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...