Christian Eriksen ka arritur në Itali për ta kompletuar kalimin te Interi.
Mesfushori danez po transferohet te Nerazzurët nga Tottenham Hotspuri për një shumë rreth 20 milionë euro.
Ka disa javë që po raportohet se marrëveshja mes të dyja klubeve është arritur, ndërsa sot edhe zyrtarisht pritet që të kompletohet transferimi i Eriksen.
Danezi ka edhe gjashtë muaj kontratë me Spurs, por që këta të fundit e larguan lojtarin në mënyrë që mos ta humbin me parametra zero.
Interi fillimisht kishte refuzuar ta paguajë shumën e transferimit të lojtarit, mirëpo në garë për të ishin edhe disa skuadra.
Kjo bëri që personi të shtohej në skuadrën italiane e që sot do t’i bëjë vizitat mjekësore të Eriksenit.
Transferimi pritet që të zyrtarizohet në ortë e pasdites, ndërsa do të jetë prurja e tretë e Antonio Contes, pas Victor Moses e Ashley Young.
Christian #Eriksen has just landed in Milan! ?⚫️ pic.twitter.com/dliMkaDY4Q
— Francesco Porzio (@fraporzio95) January 27, 2020
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 40 minuta pritje te ...
Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shqipërisë në Kiev dëmtohet nga sulmet ruse
Armenia nga sot njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës
Këshilli Islamik i Rusisë u mundëson poligaminë burrave mysl...