Ylli i Tottenham Hotspur, Christian Erikseni raportohet të jetë afër për të pranuar transferimin në Real Madrid dhe madje thuhet të ketë rezervuar një pronë në kryeqytetin spanjoll.
Reprezentuesi i Danimarkës është përfolur shumë për transferim te Manchester United së fundmi, por tani duket se është duke iu afruar kalimit në Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Lionel Messi i përgjigjet sfidës së Cristiano Ronaldos për largim nga Barcelona
Bazuar në një raport nga Don Balon, Eriksen aktualisht synon për të arritur një marrëveshje për transferim në Madrid gjatë muajit janar, por kontrata do të jetë vetëm marrëveshje paraprake në mënyrë për transferim falas në verën e ardhshme.
Kjo është një goditje e madhe për “Spursët”, të cilët do të humbin njërin nga yjet e tyre më të mirë falas, por lajmi i mirë për ata është se me largimin e tij nuk do të përforcohet një rival në kampionat si Manchester United.
Lexo edhe: Fenerbahces pas talentit kosovar, vëzhgohet në “Fadil Vokrri” nga legjenda e klubit
Eriken do të ishte një super përforcim për “Djajtë e Kuq” në një pozitë kaq problematike, por tani duket se mesfushori ka vendosur për largim nga Premierë Liga pas një koha të mrekullueshme të shpenzuar në veri të Londrës.
United është përfolur gjithashtu për transferimin e lojtarëve si James Maddison dhe Bruno Fernandes si alternativa të Eriksenit./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...